Rrëfimi shokues i një skllaveje seksi

Rrëfimi shokues i një skllaveje seksi

1261
0

seksii-14

Është një nga historitë më të jashtëzakonshme me seks, pushtet, ndikim dhe abuzim me vajza minorene, që e ka dërguar tashmë në burg Jeffrey Epstein, një nga pasanikët më të mëdhenj në SHBA.

Por historia ka ridalë në dritë, pasi një vajzë, e identifikuar nga gjykata si “Jane Doe 3”, ka rrëfyer se është abuzuar seksualisht nga Princi Andrew i Anglisë.

Jane Doe 3 është Virgina Roberts dhe historia e saj është publikuar për herë të parë në vitin 2007 nga “Mail on Sunday”.

Raporterët e gazetës e kanë gjurmuar vajzën dhe e gjetën në Australi.

Historia që ajo tregoi është e jashtëzakonshme- ajo ka kaluar tre vite si një skllave seksi minorene për të kënaqur dëshirat seksuale të miliarderit Epstein dhe miqve të tij, një prej tyre dhe Princi Andrew.

Ajo pretendon se Ghislaine Maxwell, vajza e tajkunit të turpëruar, Robert Maxwell, shërbente si “madame” për vajzat.

Roberts punonte si ndihmëse në dhomat e zhveshjes në hotelin Mar-A-Lago të Donald Trump në Florida. Babai i saj ishte një menaxher mirëmbajtje.

Pak pas ditëlindjes së 15-të, ajo u njoh me Ghislaine në një lokal.

Kjo e fundit ishte mikeshë e Epstein dhe njiheshin të dy për stilin hedonistik të jetës, që kishte shqetësuar familjen mbretërore në Britani, pasi Princi Andrew kishte nisur të shoqërohej me ta.

Roberts nuk e dinte rrezikun që e priste, kur pranoi një ftesë nga Ghislaine për të punuar për Epstein.

“Kisha veshur uniformën time seksi të Mar-A-Lago, një fund i shkurtër dhe një bluzë polo, dhe po studioja anatomi, kur m’u afrua një grua në mesin e të dyzetave- me një theks tipik anglez- Ghislaine”, rrëfen Roberts.

“Ajo e vuri re që po lexoja dhe i thashë se doja të bëhesha masazhatore. Ajo më tha se punonte për një pasanik, Jeffrey Epstein dhe se kërkonte për një masazhatore që udhëtonte. Do trajnohesha dhe do merrja një pagë shumë të mirë”.

Menjëherë ajo shkoi në vilën e Epstein në Palm Beach.

Brenda në muret anash shkallëve kishte foto nudo të vajzave të reja.

Ajo nuk e vuri re se edhe atë po e fotografonin.

“Një zonjë tjetër më futi në dhomën e Jeffrey. Kishte një krevat mbretëror dhe një shkallë spirale që të çonte poshtë në pishinë.

Zonja më futi direkt në dhomën e masazhit. Kishte një dhomë avulli, një vend për dush dhe një dhomë e vogël si dollap, ku mbaheshin lodrat e seksit”.

“Jeffrey ishte ulur mbi tavolinë dhe ishte krejtësisht i zhveshur”.

“Më bëri shumë pyetje dhe brenda një ore e dinte historinë e jetës sime. I thashë që jam arratisur, që kam jetuar në rrugë, që kam marrë tableta ekstazi dhe që nuk jam e virgjër”.

“Ai më tha: Pra je një vajzë e keq në një trup të mirë”.

“Një zonjë më dha që të ndiqja udhëzimet e saj. Ajo hoqi këmishën dhe nisi të fërkonte gjoksin e saj në trupin e Jeffrey. Më tha që të heq rrobat. Bëmë seks dhe gruaja më prekte. Mendoja që ishte gabim. Por ata më pëlqenin. Kur mbarova, më dhanë 200 dollarë dhe më thanë të vija sërish ditën tjetër”.

Ajo thotë se i vinte në majë të hundës nga aktet seksuale që bënte, por i pëlqente Jeffrey dhe historia e tij e jetës.

Ai kishte premtuar se do ishte këshilltari i saj dhe bashkë me Ghislaine bënin gjëra si në familje, hanin kokoshka dhe shihnin “Seksi dhe qyteti”.

“Por ishte një familje e sëmurë. Unë isha vajza e preferuar, që po trajnohej për një princ britanik. Ai më mësonte që të bëja çfarëdo që të kërkonte një mashkull. Isha e shqetësuar, por doja të bëja gjithçka për ta bërë të lumtur Jeffrey-n dhe të isha vajza numër një për të”.

Në vitin 2001 ata shkuan në Londër.

Pasi i bëri masazh seksual “padronit”, ajo ra gjumë.

Të nesërmen, Ghislaine iu fut në dhomë.

“Zgjohu gjumashe, do bësh pazar sepse të duhet një fustan. Sonte do kërcesh për një princ”, i tha ajo.

Ajo bleu disa gjëra të shtrenjta dhe në mbrëmje në shtëpi mbërriti princi.

Ata u puthën në faqe si përshëndetje.

Pasi hëngrën darkë, shkuan në një klub nate. Princi i fuste duart dhe ajo ndjehej në siklet.

“Isha mësuar të përdoresha për seks, por kjo sjellje në publik ishte e çuditshme, sidomos nga një princ me fëmijë. Më dukej sikur na shihnin të gjithë”.

Kontakti i tyre seksual ndodhi në shtëpinë e Ghislaine.

“Ia dole shumë mirë. Ai u kënaq,” i tha ajo të nesërmen.

Roberts thotë se mori 15 mijë dollarë si shpërblim që fjeti me princin.

“Princi nuk më dha para. Jeffrey kujdesej për këtë punë. Isha si një skllave personale seksi e tij”.

Herën e dytë u takuan në vilën e Epstein në Florida.

Në prehrin e princit ishte edhe një vajzë tjetër bukuroshe, Johanna Sjoberg. Edhe ajo u ul në këmbën e tij.

Këtë herë nuk mori ndonjë pagesë për shërbimin e saj.

Herën e fundit u takuan në ishullin e Epstein në Karaibe.

Ai e argëtoi aty me një orgji.

“Fluturova për atje me Jeffrey dhe Ghislaine. Bashkë me ne ishin edhe shtatë vajza ruse, që nuk flisnin asnjë fjalë në anglisht. Jeffrey ishte shumë i eksituar”.

Të zhveshura, u futën në një nga kabinat e hapura në plazh. Aty ishte edhe princi Andrew.

Kur mbushi 19 vjeç, Epstein i bleu asaj një biletë për në Tajlandë, ku do mësonte për masazhet.

Ai i tha nëse ajo do arratisej, por ajo e mohoi.

Megjithatë, pak pasi mbërriti aty, ajo u njoh me një australian, ekspert të arteve marciale.

Ranë në dashuri dhe dhjetë ditë më vonë, u martuan.

“Robert më mësoi se si të jetoj sërish,” shprehet Roberts.