Rrëfimi për të mos u humbur: E bëra me komshiun, më la...

Rrëfimi për të mos u humbur: E bëra me komshiun, më la pa fjalë dhe….

2566
0

seksii-2

Jam një femër që shpejt më ngrihet gjaku. Ndoshta më shumë se femrave të tjera… Por, kam gjetur mbështetje te fqinji im, pasi i dashuri ka kohë që ka harruar të bëjë seks me mua…

Historia ime është interesante. Me burrin tim jam njohur në një ndejë në hotelin “Grand”, në Prishtinë, para rrafsh pesë vjetësh. Ishim duke festuar 8 Marsin një mori femrash të ministrisë sime, ku edhe punoj. Në një tavolinë paksa më larg nesh ndodheshin tre burra dhe teksa pinin kafe njëri nuk m’i ndante sytë assesi. Shikimi i tij më bëri kureshtare: Më njihte nga ndokund apo më shihte për herë të parë?

Dhe, ndodhi si ndodhi, gjatë asaj ndeje më shkoi në mendje se si të gjej mundësinë të më ofrohej, që të mësoja pse më shikonte aq me ngulm. Dhe, pa një e pa dy, pasi kërkova falje nga shoqet që i kisha pranë, iu drejtova tualetit, kinse kisha nevojë t’i laja duart…

E, nuk vonoi as dy minuta dhe në derë të tualetit ishte ai…

“Hë, pse më shikon vazhdimisht? Kush je ti?”, i thash.

“S’ka rëndësi kush jam, por ka rëndësi që ti më pëlqeve që në shikim të parë”, ma ktheu ai.

“Dhe, ti mendon se me një shikim më bën për vete?!”, ia ktheva shpejt e shpejt, duke u bërë gati të dilja nga tualeti.

Por, në vend të përgjigjes ai më rroku për krahu dhe si vetëtimë më puthi në faqe. E hutuar, di se m’u dridhen këmbët dhe e ngrita dorën t’ia jepja një shuplakë, mirëpo ai ishte edhe më i shpejtë dhe, pasi ma ndali dorën, furishëm më puthi në buzë dhe doli nga tualeti para meje…

Dhe, pas një qëndrimi në lokal me shoqe u ngritëm të dilnim. Edhe ai doli pas nesh, duke u ndarë nga shoqëria e tij…

Ngjarja e mëtejme u zhvillua si u zhvillua dhe tash jam e martuar me të… Në fillim kemi pasur një jetë shumë aktive seksuale, ai kërkonte të bënim dashuri çdo ditë, por tani nuk ka më dëshirë. S’di pse?! Rrallë, shumë rrallë bëjmë seks. E, kjo gjë po më nevrikos, sepse jam 39 vjeçe dhe po ndiej nevojë për seks të çdoditshëm.

Andaj, pas një hamendjeje të madhe iu dorëzova fqinjit tim, i cili sa herë më shihte nga dritarja e banesës së tij se unë po vija, dilte në derë kinse rastësisht dhe më përshëndeste, nga një herë edhe duke ma shtrënguar dorën… E, një ditë edhe më tha: “Fqinje, pse nuk ndalesh asnjëherë të pish një kafe me mua? Ti e di se mua më ka vdekur gruaja dhe gjithmonë kafenë e pi vetë”.

Dhe, ndodhi si ndodhi e një ditë e bëra zemrën guri dhe u ndala të pija kafe në banesën e tij, sepse e dija mirë se im burrë në atë kohë ishte në punë dhe nuk kishte kurrfarë mundësie të kthehej para kohe në banesë. Pasi i solli kafetë, i solli edhe dy gota dhe një shishe verë. E hapi dhe i mbushi gotat deri në gjysmë. E ngritëm në shenjë dollie dhe shpejt u gjenden të zbrazëta…

Pas asaj përfunduam duke flirtuar dhe kaluam në dhomën e tij të gjumit dhe bëmë dashuri…

Kisha kohë pa u ndjerë aq mirë…

Prej asaj dite ne vazhdojmë të takohemi sa herë që unë mundem dhe kemi filluar edhe të lidhemi shpirtërisht ndërmjet veti…

E, deri kur do të zgjasë kështu vetëm Zoti e di…