RREFIM SHOKUES/ “Nuk di kush është babai i fëmijës tim”

RREFIM SHOKUES/ “Nuk di kush është babai i fëmijës tim”

593
0

cuples_with_baby_copy_2_32825

Një vajzë ka rrëfyer historinë për ‘The Sun’, e cila ka bërë seks me ish të dashurin dhe tani nuk e di se kush është babai i foshnjës së saj.

Kjo është letra e saj:

Kam bërë seks me ish të dashurin dhe ishte shumë mirë, por tani nuk e di se kur është babai i fëmijës tim. Unë jam 20 vjet, ndërsa ai është 23 dhe kam qenë në lidhje me të për 3 vite, por përfundoi mes nesh kur unë e njoha partnerin aktual që kam. Ai ishte shumë bindës edhe kur i thashë se kisha njohur një djalë tjetër dhe isha dashuruar në të.

Ai mendoi se do të ndryshoja mendje dhe do të kthehesha me të. Më pas ai më ftoi që të shkoja në festën e fejesës së motrës së tij dhe unë kam qenë e ftuar para se ne të ndaheshim. Nuk doja ta mërzisja askënd, kështu që vendosa të shkoja.

Ai mu afrua tërë natën, vallëzonim shumë afër dhe provoi të më puthte. Desha të marr një taksi dhe të largohem, por ai tha se do të më dërgonte. E lejova atë të hynte brenda në shtëpi për të pirë një kafe dhe filluam të flisnim për kohërat e vjetra.

Një gjë çoi tek tjetra dhe ne përfunduam duke bërë seks.

Ai nuk më bëri presion, por pas kësaj unë e dija se kam bërë gabim. I thashë atij se nuk dua ta takoja më. Më në fund ndihesha e lirë në lidhjen time të re dhe kur e pashë atë pas dy ditësh, ne bëmë seks dy herë në të njëjtën natë.

Kur mu vonuan periodat, nuk më shkoi në mendje se mund të jem shtatzënë. Pastaj fillova të ndihem e sëmurë dhe e bëra testin për shtatzëni që doli pozitiv.

I dashuri im sikur preku hënën kur e kupto këtë, ndërsa unë u trondita. Ai është 26 vjet dhe është partneri dhe babai më i mirë.

Gjatë shtatzënisë unë e ndjeja se ai është babai, por tani po i kontrolloj datat dhe pyes nëse është apo jo fëmija i tij. Unë jam një nënë e lumtur, por sa më shumë që mendoj për këtë, më keq ndihem.

Përgjigja e psikologes:

Shtatzënia dhe pastaj lindja shkakton ndryshim të egër në nivelet e hormoneve, të cilat mund të ndikojnë në humorin dhe ankthin tuaj.

Fol me mjekun apo maminë për datat që të mund të jesh më e qetë.

Në çdo rast, ti je e lumtur dhe me partnerin, që është shumë i dashur dhe baba i mrekullueshëm për fëmijën tënd.

Kjo është më të vërtetë e rëndësishme për zhvillimin e hershëm të fëmijës tënd.

Ai e njeh partnerin tënd si baba dhe kjo ka rëndësi.

Nëse dyshimet dhe pasiguritë vazhdojnë të rëndojnë mbi ty, atëherë bisedo me një këshilltar në besim.

Nëse vendos që të jesh krejtësisht e sigurtë, atëherë bëje testin e ADN-së.

Testi mund të hap gjëra jo të mira me ish të dashurin dhe partnerin aktual, kështu që nuk do të ketë fitues.