Roli i tiroides në rënien e flokëve dhe trajtimet natyrale që ju...

Roli i tiroides në rënien e flokëve dhe trajtimet natyrale që ju ndihmojnë

75
0

Njeriut mund t’i bien flokët për arsye të ndryshme.Një ndër ato është tiroidja. Hormonet e tiroides luajnë një rol thelbësor për rritjen dhe mirëmbajtjen e flokut. Kur tiroidja prodhon shumë ose pak hormone, sistemi i brendshëm kalon në shok, që manifestohet me pezullimin e rritjes së flokut më herët seç duhet.Gjatë këtij shoku, njeriu mund të humbasë 70 përqind të flokëve në vetëm 2 muaj.

Shenjat Paralajmëruese të Rënies së Flokëve Për Shkak Të Tiroides. Rënia e lehtë e flokut është mëse normale. Njeriu humbet 50-100 qime nga trupi çdo ditë. Njerëzit, organizmi i të cilëve bie në shok për faj të tiroides , vërejnë se flokët u bien me grushta. Problemet me tiroiden ndahen në dy kategori: hipotiroidizmi dhe hipertiroidizmi. Përveç rënies së flokëve, simptoma të tjera të hipotiroidizmit janë:

 

Ethet nga e ftohura

Shtim i pashpjegueshëm në peshë,

Plogështi,

Lëkurë tepër të thatë,

Harresë,

Probleme me humorin

Konstipacion.

Përveç rënies së flokëve, simptoma të tjera të hipertiroidizmit janë:

Nervozizmi

Acarimi nervor,

Djersitja e tepërt,

Rrahjet e shpejta të zemrës,

Dridhje duarsh,

Ankth,

Vështirësi në të fjetur,

Hollim të lëkurës,

Rënie e pashpjegueshme nga pesha,

Fryrje të syve,

Dobësim të muskujve.

Trajtimet Natyrale Kundër Rënies Së Flokëve

Rekomandohet përdorimi i këtyre trajtimeve natyrale kundër rënies së flokut.

Vaji i peshkut që është shumë i pasur me acide yndyrore omega-3

Barishtet si spinaqi që kanë sasi të mëdha të vitaminës A dhe C.

Ushqime të pasura me proteinë, siç janë ato të bulmetit, legumet dhe arrorët që forcojnë flokun.

Ushqimet e pasura me biotinë siç janë drithërat, mëlçia e shtazëve, e verdha e vezës. Biotina është shumë e nevojshme për mbrojtjen e flokut.

Ushqimet e pasura me kalçium, një mineral i nevojshëm për rritjen e flokut. Këtu mund të përmendim qumështin dhe djathin./AgroWeb