Rivaliteti Ronaldo-Messi kap kulmin, yjet e futbollit në garë për trofeun e...

Rivaliteti Ronaldo-Messi kap kulmin, yjet e futbollit në garë për trofeun e “Lojtarit të Shekullit”

416
0

Për më shumë se një dekadë kanë ndarë mes tyre “Topit të Artë”. Në vitin e pandemisë që “fshiu” nga axhenda takimin me trofeun më prestigjoz individual, dy yjet dhe rivalët e mëdhenj të futbollit Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi pritet të diskutojnë një tjetër çmim të rëndësishëm. Bëhet fjalë për atë të “Lojtarit të Shekullit” që do të jepet në Dubai më 27 dhjetor në ceremoninë e “Globe Soccer Awards”.

 

Përveç çmimeve të përvitshëm, në këtë edicion është vendosur të vlerësohen, futbollistët, trajnerët, klubet dhe agjentët më të mirë të 20 viteve të parë të këtij shekulli. Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë favoritë mes të gjithë kandidatëve të tjerë ku bëjnë pjesë emra të mëdhenj si Totti, Xavi, Iniesta, Beckham, Buffon, Shevchenko apo Ronaldinho.

 

Megjithëse janë mes të nominuarve edhe për trofeun e “Lojtarit të Vitit”, me shumë mundësi ai do të fitohet nga Robert Lewandowski. Sulmuesi polak ishte pretendent për “Topin e Artë” pas triumfeve më Bayern Munich në sezonin e fundit, por meqë “France Football” vendosi të anulojë trofeun për shkak të pandemisë së Covid-19, Lewandowski duhet të kënaqet me këtë vlerësim të rëndësishëm individual.