Rituali i fjalëve të çmuara, Rama citon shkrimtarin e madh: Durimi nuk...

Rituali i fjalëve të çmuara, Rama citon shkrimtarin e madh: Durimi nuk ka të bëjë me pritjen, por me sjelljen tonë kur…

380
0

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një shprehje të shkrimtarit të madh brazilian Paulo Coelho.

“Durimi nuk ka të bëjë me pritjen, por me sjelljen tonë kur jërat vonojnë më shumë nga ç’presim”, thotë shprehja e Coelho-s.

Rama publikon çdo mëngjes shprehje nga shkrimtarë të mëdhenj ose Fjalë të Shenjta nga Kurani ose Bibla, duke i lidhur këto shprehje me situatën që po kalon vendi.

Kryeministri ka bërë gjithmonë apel për të kufizuar lëvizjet, në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit, ndërkohë ka marrë edhe masa shtrënguese, duke vendosur gjoba për ata që nuk e respektojnë.

 

Shqipëria ka 304 persona të infektuar nga COVID-19, ndërsa ka patur edhe 17 viktima, ndërkohë që numri i të shëruarve është 99.