
Superylli shqiptar, Rita Ora, po shijon shumë suksesin e saj së fundmi me Avicii. Projekti i saj me producentin dhe deejayn e njohur ndërkombëtar ka arritur që të rrëmbejë vëmendjen e publikut dhe është bërë mjaft i pëlqyer. Ajo ka zënë vendin e katërt në iTunes. Ky sukses nuk ka mundur të kalojë me këngëtaren pa u gëzuar. Ajo në InstaStory ka publikuar një foto nga iTunes dhe momenti i gëzimit të saj.