Risi të reja në Universitetin e Vlorës Ismail Qemali

Risi të reja në Universitetin e Vlorës Ismail Qemali

161
0

Prof.As .Dr Monika Hasani

Drejtuese e departamentit të gjuhës shqipe dhe letërsisë

 

 

Programi Bachelor në “Media, Komunikim dhe Trashëgimi kulturore”, me profilet Gazetari-Multimedia dhe Trashëgimi kulturore, ofrohet nga departamenti i Gjuhë-Letërsisë, në bashkepunim me seksionin e Histori-Gjeografisë, departamenti i Edukimit, të Universitetit të Vlorës. Programi synon përgatitjen e profesionisteve në një spekter  të gjerë dijesh të integruara, përkatësisht aftësish profesionale në komunikim, në administrimin e trashëgimisë kulturore, në gazetari e multimedia, për mbështetjen e mundësive të zhvillimit në rrafshin individual e shoqëror, lokal e më gjerë. Për t`u regjistruar në programin mësimor, kandidati duhet te ketë notë mesatare minimale  6,5.

Me një tarifë  studimi sipas  tarifave shtetërore

 

Kohëzgjatja e kursit të studimit në vite studimi është 3 vjet,  katër dhe gjashtë ku duhen 180 kredite për çdo student.

 

Risi të reja :

Marrëveshje paraprake punësimi të realizuara nga departamenti i Gjuhë-Letërsisë me:

 

 

  1. Zyra Vendore Arsimore, Vlorë
  2. Bashkia Vlorë
  3. Prefektura Vlorë
  4. Bashkia Fier
  5. Prefektura Fier
  6. Biblioteka Fier
  7. Biblioteka Vlorë
  8. Muzeu Pavarësisë, Vlorë
  9. Zyra Rajonale e Arkivës, Vlorë
  10. Instituti Rajonal i Monumenteve të Kulturës
  11. Instituti Shqiptar për Gjuhën dhe Kulturën(OJF)
  12. Agjencia turistike “Elina”
  13. Agjencia turistike “Hello Albania”
  14. Agjencia turistike “Kozi travel”
  15. Televizioni “6 plus 1 Vlora”
  16. Radio “Valë e kaltër”, Vlorë
  17. Televizioni “One TV, Vlora”
  18. Shkolla e mesme profesionale, Tregtare, Vlorë
  19. Shkolla e mesme profesionale, “Pavarësia” Vlorë

 

 

Mundesi punesimi këshilluar me Listën Kombëtare të Profesioneve, miratuar me VKM.

 

  1. Organizatorë/përgatitës për fushatat publicitare e elektorale;
  2. Manaxher e interpret për audiencën në funksion të biznesit, të medias;
  3. Specialist për platforma mediatike;
  4. Specialist për rrjete televizive;
  5. Specialist për marrëdhëniet me publikun;
  6. Punonjës për Muze dhe Biblioteka;
  7. Teknikë të Arkivit (arkivist);
  8. Administratorë të siteve arkeologjike;
  9. Guidë turistike;
  10. Gazetar në median audivizive e multimediale,
  11. Botues;
  12. Instruktor në institucione të arsimit
  13. Operatorë të turizmit kulturor
  14. Sipërmarrës privat në fushën e turizmit dhe medias
  15. Konsulentë në fushën e turizmit dhe medias
  16. Konsulentë për hartimin e buletineve lokale të turizmit, në mbështetje të institucioneve rajonale publike e jopublike, OJF me status kulturën dhe turizmin.