Rezart Veleshnja e imitoi në mënyrë artistike, zv.kryeministri Erjon Braçe merr vendimin...

Rezart Veleshnja e imitoi në mënyrë artistike, zv.kryeministri Erjon Braçe merr vendimin e papritur në lidhje me të

587
0

Rezart Veleshnja është një nga aktorët më të mirënjohur dhe me karierrën më të gjatë në “Portokalli”.

Gjatë saj ai ka imituar shumë personazhe të famshme, por ka sjellë edhe mjaft të reja, të cilat kanë ngelur gjatë në mendjen e publikut.

Një nga më të fundit është roli me imitimin e zv.kryeministrit Erjon Braçe.

Ky imitim ka marrë goxha shikueshmëri dhe reagim nga publiku, duke u bërë në njëfarë mënyre viral dhe të gjithë e komplimentuan Rezartin për punën e tij aktoriale, por vetë zv.kryeministri Erjon Braçe nuk ka të njëjtin mendim.

“Gazetta Express” raporton se pas disa serie videosh të Rezartit, zv.kryeministri ka marrë një masë drastike ndaj aktorit duke i bërë “block” në rrjetin social Instagram.

Ndërkohë për këtë temë, aktori i “Portokallisë” është shprehur:

“Imitimi i Erionit është i lehtë në krahasim me Berishën për shembull. Kam marrë reagime të ndryshme, Erioni më ka bërë block në Instagram. Imitimi nuk është asnjëherë dashakeq. Ka njerëz që e marrim me pozitivitet, por ka e të tjerë që tingëllon pak keq, u duket sikur ti ke diçka personale, varet sepse psikologjia e njerëzve është e ndryshme”, është shprehur Rezarti sipas “Express”.