REVOLTOHEN MJEKËT/ Najada Çomo: Mos bëni politikë me vdekjen, nuk kemi fshehur...

REVOLTOHEN MJEKËT/ Najada Çomo: Mos bëni politikë me vdekjen, nuk kemi fshehur humbjet e jetëve nga Covid, akuzat janë tronditëse

322
0

Najada Çomo, shefe e spitalit Infektiv dhe mjekë të tjerë të spitalit janë shprehur të shqetësuar rreth akuzave të bëra në adresë të tyre një ditë më parë nga kreu I opozitës Lulzim Basha se kanë fshehur numrin e vdekjeve nga covid.

 

“Shkaku I një vdekjeje nuk përcaktohet nga politikanët. Askush nuk mund të ndryshojë shkakun e vdekjes. Akuzat tronditëse cënojnë dinjitetin tonë njerëzor e moral. Dalja jashtë shinave të së vërtetës është e rrezikshme në një kohë si kjo. Ti japim fund praktikës së të bërit politikë me vdekjen”, është shprehur shefja e Infektivit Najada Çomo.

 

Mbrëmjen e djeshme, në 19 nëntor, nga studio e Opinion, kreu I PD Lulzim Basha akuzoi për fshehje të rastit të vdekjeve nga covid. Deklarata e kreut të PD, shkaktoi tronditje në opionin publik ndërkohë që mjekët u vendosën nën akuzë.

 

“Nëse ka prova dhe fakte, atëherë ftojmë organet kompetente të hetojnë” shprehet Najada Çomo.