Reshje shiu dhe shtrëngata të shoqëruara me erë të fortë, moti për...

Reshje shiu dhe shtrëngata të shoqëruara me erë të fortë, moti për sot

132
0

Sipas MeteoAlb, do të vijojë Shqipëria nën ndikimin e masave ajrore të paqëndruehsme duke bërë që vranësirat dhe shirat të jënë prezente herë pas here shirat do të paraqiten në formë shtrëngate shoqëruar me stuhi të forta ere, më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriperëndimore të Shqipërisë.

 

Parashikohet që gjatë pasdites dhe mbrëmjes të ketë dobësim të intensitetit të shirave në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me rrebeshe të përkohëshme skajin veri-veriperëndimor.

 

Gjatë natës pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike në vënd. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënië të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur 5°C minimalja deri në 20°C maksimalja në rang vendi.

 

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.