Reshje në të gjithë vendin dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e...

Reshje në të gjithë vendin dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

263
0

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -5°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 05°C në 09°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 10°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 4 ballë.

Ndërsa Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -06°C në 00°C dhe në zonat e ulëta nga -2°C në 03°C.