Rekord i ri infektimesh në botë, Europa epiqendra e pandemisë

Rekord i ri infektimesh në botë, Europa epiqendra e pandemisë

7
0

Në botë u shënuan së fundi 400 mijë raste të reja të infektimeve nga Covid 19, duke regjistruar një rekord të ri.  Kështu ka bërë me dije “Guardian” duke ju referuar raportimeve të ditës së premte. Europa është cilësuar gjatë javëve të fundit si epiqendra e re e pandemisë duke shënuar mesatarisht 140.000 raste ditore gjatë javëve të fundit.

Si rajon, Evropa po raporton më shumë raste të përditshme sesa India, Brazili dhe SHBA sëbashku.

Nga çdo 100 infeksione të raportuara në të gjithë botën, 34 ishin nga vendet evropiane, sipas një analize të Reuters.

Rajoni aktualisht po raporton një milion infeksione të reja rreth çdo nëntë ditë dhe ka raportuar më shumë se 6.3 milion raste që nga fillimi i pandemisë

loading...