Regjisori Robert Budina: Mi grisën rrobat, ne do grisim shtetin!

Regjisori Robert Budina: Mi grisën rrobat, ne do grisim shtetin!

225
0

Regjisori Robert Budina i ndodhur mes artistëve që protestojnë për të mos lejuar shembjen e Teatrit Kombëtar deklaroi se është dhunuar nga policët.

 

I shfaqur pa këpucë e me bluzë të grisur, Budina tha se këtë e kishte dhuratë nga policia, që sipas tij përdoret si mish për top, por shtoi se as kjo nuk do ta ndalë rezistencën e tyre.

 

“Pse nuk na lejoni të hyjmë brenda edhe neve? Duam të dimë çfarë po ndodh me teatrin? çfarë bëjnë këta njerëz që hyjnë e dalin? Po përdoren si mish për top policët dhe këta punëtorët. Më grisën mua, më kapën, më shtynë, ia lejomë vetes edhe ndonjë thyerje kockash. Mi morën policët këpucët, mi grisën ata rrobat dhe ne tani do grisim shtetin. Do bëjmë rezistencë është kalaja e fundit e demokracisë”,- tha ai.