Reflektimi i Ramës dhe OFERTA për opozitën: Nga nesër kemi vetëm NJË...

Reflektimi i Ramës dhe OFERTA për opozitën: Nga nesër kemi vetëm NJË meritë. Nëse duan PAQE, apo MARRËVESHJE… (E PLOTË)

1116
0

Kryeministri Edi Rama është i qartë se 30 qershori nuk provoi asnjë fitore të madhe për pushtetin e Partisë Socialiste. I qartë për shifrat tepër të ulëta të pjesëmarrjes në votime, Rama tha se e vetmja meritë e Partisë Socialiste, nga nesër do të jetë vetëm simbolika historike e kësaj dite, qëndrimin në anën e drejtë të historisë.

 

Në një deklaratë për media nga selia rozë, ku herë pas here ndërpritej nga duartrokitjet e anëtarëve të pranishëm në sallë, Rama tha se nga nesër do të fillojë një reflektim i thellë në qendër dhe bazë të strukturave të partisë.

 

Rama nuk harroi të përsërisë edhe ofertën për opozitën, të cilët i ftoi në arritjen e paqes politike dhe marrëveshjes përmes dialogut.

 

Pjesë nga deklarata e Ramës:

 

Pas pak fillon ditë e re. Fillon dita kur ne përfaqësuesit e vullnetit të shqiptarëve duhet të bëjmë tonën. Duke u përulur para popullit dhe duke reflektuar shumë më shumë në nivelin qëndror dhe vendor. Por duhet të jem i qartë për të gjithë, ne nuk fituam ndonjë betejë për pushtetin, por fituam përgjithmonë luftën për zgjedhjet e të gjitha rradhëve. Nga sot Shqipëria nuk do të shohë më djegie mandatesh, kokteile molotovësh. Nga sot ne fitimtarët e 30 qershorit duhet ta ngulisim thellë në mendje. Nuk fituam se kemi bërë punë shumë të mira. Ne nuk kemi bërë vetëm punë shumë të mira, kemi bërë edhe punë të mira por edhe punë që më mirë të mos i kishim bërë fare, sepse i kemi bërë shumë keq. Siç po e them me plot gojën, njerëzit nga nesër do jenë shumë më pak të duruar me ne, për të metat tona, e jo më pak pastaj të na falin gabimet tona. Prandaj të mos e harrojmë asnjë çast, nga nesër ne kemi vetëm një meritë në fitoren e kësaj dite historike. Kemi meritën që qëndruam në anën e drejtë të historisë. Kemi meritën që zgjodhëm rrugën e drejtë dhe të gjatë të së ardhmes, duke pranuar sfidën shumë të rrezikshme të konfliktit sy më sy e dhëmbë për dhëmbë me të keqen. Kemi meritën që nuk zgjodhëm rrugën e shkurtër të bashkëpunimit me të keqes. Për këtë meritë unë jam sot shumë krenar si kryeministër dhe udhëheqës i Partisë Socialiste. Për këtë meritë, libri i historisë së kësaj partie do të ketë një faqe tjetër më shumë ku do të lexohet e vërteta më e madhe dhe më e rëndësishme, gjithnjë në anën e duhur të historisë. Kjo meritë është shumë, por kaq. Mbaron këtu qëndrimi i kësaj arritje historike. Nga nesër 30 qershori është histori. Është një borxh marramendës por unë e pranoj. Nuk iki. Nëse ne nuk fillojmë që nesër të ndryshojmë nga ata që jemi sot. Këtë muaj korrik do zhvillojmë një debat të brendshëm për të programuar të gjitha korrigjimet e nevojshme. Një debat të gjerë për të analizuar situatën në familjen tonë politike, duke u mbështetur në shembujt organizativ që sot jo vetëm nuk munguan por ishin tepër. Ata janë sot aty ku e meritojnë, në gropën ku donin të fusnin Shqipërinë.

 

As Zoti nuk i shpëton dot më nga rrënimi përfundimtar nëse do ta kërkojnë shkakun jashtë vetes së tyre. Nëse duan paqe politike, paqe do të kenë. Paqja mund të fillojë pak e nga pak por në mënyrë të dukshme. Nëse duan marrëveshje për Shqipërinë, marrëveshje do të kenë. Marrëveshja mund të arrihet vetëm me dialog, për të ndihmuar në çeljen e negociatave. Dora ime është e shtrirë. Reforma zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR mbetet një sfidë e përbashkët. Kjo e fundit është e mirëpritur të ulet në karrigen e komisionit parlamentar. Reforma në Drejtësi nuk negociohet. Nuk kam as disponimin minimal për ndonjë pazar politik për të ndenjurat e politikanëve.