Reali humb nga Leganes, por kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Reali humb nga Leganes, por kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Mbretit

373
0

Real Madrid janë kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Mbretit, pavarësisht humbjes 1:0 nga Leganes në ndeshjen kthyese në udhëtim. Leganes ka mposhtur 1:0 Real Madridin në shtëpi në ndeshjen e kthimit të 1/8 të Kupës së Mbretit, por ky rezultat dërgoi tutje ‘Los Blancos’ falë fitores 3:0 në ndeshjen e parë në ‘Santiago Bernabeu’. Santiago Solari në këtë ndeshje startoi me Iscon nga minuta e parë, diçka që nuk ka ndodhur shpesh këtë sezon. Goli i vetëm i kësaj ndeshje u shënua në minutën e 30-të. Ishte Martin Braithwaite që shënoi për fitoren e vendasve, që nuk mjaftoi për kualifikim tutje.