Rast i çuditshëm i gruas, ADN-ja e të cilës shfaqet në 40...

Rast i çuditshëm i gruas, ADN-ja e të cilës shfaqet në 40 skena krimi

745
0

Rast i çuditshëm i gruas, ADN-ja e të cilës shfaqet në 40 skena krimi

E njëjta ADN e gjetur në skena vrasjesh, vjedhjesh, droge, të bëjnë të mendosh se ke të bësh me një vrasëse seriale. Më shumë se 15 vjet me vonë, policia zgjidhi misterin, por kuptoi se shumë nga hetimet sapo kishin filluar.
Historia fillon në maj të 1933 kur policia e lokalitetit të Idar Oberstein, Gjermani, zbuloi nga analizat e ADN-së se një grua ishte përfshirë në një krim të tmerrshëm, derisa ADN-ja e saj u shfaq sërish në një tjetër skenë krimi. Në vitin 2001 një burrë 61 vjeç u vra në shtëpinë e tij në qytetin gjerman të Friburgut, për shkak të goditjeve të forta në trup. Këtë herë gjurmët e ADN-së u gjetën në një sirtar në kuzhinë. Dy rastet duket se kishin lidhje me njeri-tjetrin dhe policia tashmë ndiqte linjën e një vrasëse seriale.
Në tetor të po të njëjtit vit, policia mori një denoncim për vjedhje në një zonë pyjore të Gerolstein, Gjermani. Pranë vendit të ngjarjes agjentët zbuluan një shiringë me heroinë. Pasi analizuan mostrën u gjet e ADN-ja e gruas misterioze. Çështja ishte pothuajse e zgjidhur: një vrasëse seriale me probleme me drogën.

579ea5a7c361886c418b45fa
Megjithatë në vitet e ardhshme ndodhën ngjarje të ndryshme që habitën hetuesit. Në tetor të 2011-ës ADN-ja e të njëjtës grua u shfaq në një biskotë në një makinë të vjedhur në Budenheim (Gjermani). Më pas në 2004 mjekët ligjorë gjetën ADN-në e gruas në një pistoletë lodër pas një vjedhje bizhuterish në Arboi (Francë). ADN-ja vazhdonte të shfaqej edhe në 40 skena krimi të tjera në disa vende të Europës.
Mes tyre janë regjistruar më shumë se 20 vjedhje makinash, motorësh, shtëpish, dyqane në Gjermani dhe Austri mes 2003 dhe 2007. Më 25 prill të 2007 një zyrtare e policisë, Michele Kiesewetter, u vra në rrethana të panjohura në qytetin gjerman të Heilbronn. Në vendin e ngjarjes, edhe një herë tjetër u gjet ADN-ja e gruas së panjohur. Pas këtij incidenti mediat e komunikimit e cilësuan vrasësen si “fantazma e Heilbronn”.

579ea6b0c36188f43f8b45c5
Rast i fundit i regjistruar i përket vitit 2008, kur u gjet një mostër e ADN-së së gruas misterioze në makinën e një infermiereje gjermane që vdiq pak ditë më vonë. Policia ishte totalisht konfuze: raste që nuk kishin asgjë të përbashkët ndodhin në vende të ndryshme dhe përfshinin vetëm një person i cili për më tepër ishte femër, një ngjarje që statistikisht është shumë më pak e mundur për një vrasës seriaj në Europë.
Në janar të 2009-ës autoritete gjermane ofruan një shpërblim prej 300 mijë eurosh për atë që jepte informacion për gruan misterioze, përgjegjëse për vrasjen e personave dhe e deklaruar gruaja më e rrezikshme e Gjermanisë.
Por në mars të 2009 kjo çështje mori një kthesë të papritur. ADN-ja e gruas u gjet në trupin e djegur të një emigranti që tentonte të hynte në Francë. Policia u hutua totalisht. Ishte burrë? Analizat e ADN-së të marrë nga mjekët ligjorë ishte të vlefshme?

579ea678c36188534f8b45b1
Në dhjetor të po të njëjtit vit policia zbuloi të vërtetën. ADN-ja gjendej e ngjitur në shkopinjtë e sterilizuar me të cilën kapeshin mostrat dhe i përkisnin të njëjtit person, një punonjëseje të kompanisë Greiner Bio One nga ku merreshin materialet.
Që atëherë policia gjermane ka modifikuar të gjitha procedurat e mjekësisë ligjore, që në atë kohë i jepnin rëndësi provës së vetme që ishte ADN-ja. Për shkak të kësaj u ndryshua paradigma në punën e hetuesve të mjekësisë ligjore në një model të ri që funksionin deri në ditët e sotme. Megjithatë edhe pse misteri ishte zgjidhur, ende mbeten shumë krime që me siguri do të mbeten pa zgjidhur pjesërisht për shkak të një pakujdesie në prodhimin e një mjeti të rëndësishëm kërkimor. /DITA

Shperndaje