Rama: Sot flas për qiellin..jo politikën

Rama: Sot flas për qiellin..jo politikën

499
0

Kryeministri Edi Rama nuk pranoi të komentojë situatën politike në një konferencë të përbashkët për shtyp me Drejtorin e Turkish Airlines” Ilker Ayci. Pyetjes për situatën politike Rama ju përgjigj: “Ju keni të drejtën tuaj të mos i shmangeni pyetjeve politike por në këtë konferencë po flasim për qiellin që duam të arrijmë dhe nuk mund të zbresim nëntokë e të merremi me problemet e nëntokës”. Sipas Ramës, opozita nuk e shfrytëzoi hapësirën e lënë nga mazhoranca për të gjetur një zgjidhje, ndërsa shtoi se duke filluar prej ditës së nesërme, (sot) Partia Socialiste do të niste rrugën pa Partinë Demokratike drejt zgjedhjeve të 18 qershorit.