Rama: Shqiptarët popull i përkushtuar ndaj Amerikës, ndërkombëtarët nuk na kuptojnë

Rama: Shqiptarët popull i përkushtuar ndaj Amerikës, ndërkombëtarët nuk na kuptojnë

298
0

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën “Politika Amerikane në Ballkanin Perëndimor”.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se shqiptarët janë popull i përkushtuar ndaj Amerikës dhe se ndërkombëtarët shpesh nuk e kuptojnë këtë lidhje kaq të ngushtë.

“Qysh perej asaj kohe marrëdhënie me SHBA e shqiptarëve nisi të plazmohej si një marrëdhënie speciale e cila sot pa asnjë dyshim është në themelin e politikës sonë të jashtme. Është në themelin e vetëdijes së shqiptarëve, se nuk janë vetëm.

Nëse sot në rajonin tonë shqiptarët janë më mirë se asnjëherë tjetër krahasuar me të shkuarën e vështirë të popullit tonë, kjo në radhë të parë mund të thuhet se dedikohet kësaj marrëdhënie speciale me SHBA-në.

Me thënë të drejtën i shkojnë më së miri kësaj marrëdhënie dhe përkushtimi të shqipatërve, fjalët  Nolit, i cili thotë për ‘Amerikën një vend kaq i madh që udhëheq njerëzimin drejt një paqeje’. Jo rrallë më ka ndodhur që ndesh një lloj buzëqeshje gati të keqardhur për këtë përkushtim që ne kemi si popull ndaj SHBA. Por është shumë e vështirë që të mund të kuptohet nga të tjerët ‘pse-ja’ e kësaj marrëdhënie që është e lidhur thellë me atë që kemi jetuar dhe përjetuar si popull në periudhën e parë të jetës sonë si bashkëkohës”, ka thënë Rama.

Më tej kryeministri ka shtuar se ky përkushtim lidhet vetëdijen tonë.

“Padiskutim këto kanë ndikuar thelbësisht në vetëdijen tonë ashtu sikundër nga na tjetër nëse sot Balllkani Perëndimor është një vend më i mirë, kjo i dedikohet padyshim SHBA-së. Është një pasqyrë e polotikës së jashtme amerikane. Jemi ende larg zgjidhjes përfundmtare të pqaes të trashëguar mes Serbisë dhe Kosovës”, tha kreu i qeverisë