Kryeminstri Edi Rama shpesh publikon mesazhe të cilat i mbërrijnë në celularin e tij.
Pak minuta më parë, Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një tjetër mesazh të një qytetari.
Ky i fundit i është ankuar kryeministrit, pasi nuk i lidhnin kontratën e dritave për shkak se vëllai i tij ishte debitor. Ndërkohë, pasi problemi është zgjidhur, Rama shprehet se do të donte të bënte më shumë për këdo.
“Më vjen mirë që problemi u zgjidh. As nuk të pyeta për kë ke votuar, sa nuk e ndoqa hallin që të më votosh mua, po sepse e bëj këtë për të gjithë edhe pse do të doja shumë më tepër tepër për të gjithë”, ka shkruar Rama në mesazhin e tij.