Rama përmend Bathoren, Mziu pergjigjet: Ti i përbuz veriorët, të është kthyer...

Rama përmend Bathoren, Mziu pergjigjet: Ti i përbuz veriorët, të është kthyer në makth Bathorja, pasi merr humbje dërrmuese

407
0

Reagim i i Bashkisë  Kamëz

 

Nuk do ta kthejmë Himarën Bathore?! Bashkia Kamëz, Ramës: Kemi bërë urbanizmin e plotë të Bathores

 

Edi Ramës i është kthyer në makth Bathorja, pasi aty dhe në Kamëz në çdo palë zgjedhje humb në mënyrë dërrmuese zgjedhjet. Kjo ka bërë që ai, në cilësinë e kreut të ekzekutivit, ta diskriminojë politikisht Bathoren, duke mos financuar projektet zhvilluese të Bashkisë Kamëz, pavarësisht se aty jetojnë edhe socialistë. Aq makth i është kthyer, saqë kjo nuk e ka ndaluar Ramën të bëjë edhe diskriminim krahinor, duke bërë edhe deklarata publike për origjinën e qytetarëve. Duke e bërë këtë gjë nga salla e Parlamentit, duke qenë se Ramës i ka ngelur ora mbrapa, nuk shkel në Bathore, Kamëz dhe Paskuqan për të parë ndryshimet e ndodhura, deklaroi se “Himarën nuk do ta lëmë Bathore!” Në fakt, Edi Rama i di shumë mirë ndryshimet që kanë ndodhur në Kamëz, por e përdor qëllimisht këtë deklaratë, duke qenë se ai i përbuz banorët e kësaj zone, meqenëse janë nga veriu i Shqipërisë. Sa herë ndihet keq, e shfaq këtë urrejtje, si sot në sallën e Parlamentit dhe madje e shfaqi edhe me një nga gazetarët ditën që mbrojti Tahirin nga burgu, teksa ai i foli me dialekt veriu para sallës së Parlamentit. Rama i përbuz banorët nga veriu i Shqipërisë.

 

I kujtojmë Ramës se Bathorja, njëra nga lagjet e Kamzës, është nga më të zhvilluarat, sa i përket infrastrukturës. Është bërë urbanizmi i plotë, me rrugë e trotuare, me ndriçim e gjelbërim, me ujësjellës e kanalizimeve, me shkolla e kopshte, me ambiente sportive, kulturore, çlodhëse etj. Bathorja është vite dritë larg së shkuarës e akoma shumë më larg perceptimit të Edi Ramës, i cili nuk shkel në zonë për t’u njohur me nevojat që ka zona, por duket vetëm në fushata, duke u përpjekur t’i mashtrojë, ndërkohë që kur largohet prej tyre, i trajton me fjalët më fyese si sot.

 

Edi Rama duhet të ketë guximin dhe të pranojë njëherë e mirë se ç’është Bathorja, të njohë qytetarët e mrekullueshëm të saj, të njohë ndryshimet totale që kanë ndodhur aty, zhvillimin që është bërë i mundur falë investimeve të Bashkisë me fondet e veta dhe mbështetjes së qeverisë “Berisha”, zhvillim i cili nuk do të ndalet.

 

Si gjithnjë, edhe sot, me deklaratat e tij, Kryeministri më i dështuar pas rënies së komunizmit dëshmoi se Kamza e Bathorja janë ëndrra më e keqe për të. Ai që kryeqytetin për 11 vjet të drejtimit të tij e betonizoi, tani flet për hapësirë dhe bukuri, të cilat nuk i gjen më në Tiranë, sepse i grabiti ish-kryebashkiaku me 20-përqindëshat e pallateve shumëkatëshe. Banorët e Bathores me mundin, djersën dhe vitalitetin e tyre, ndërtuan shtëpitë, vilat, bizneset e tyre.