Rama: Pas tragjedisë së pandemisë do t’i bëjmë ballë krizës energjetike sëbashku...

Rama: Pas tragjedisë së pandemisë do t’i bëjmë ballë krizës energjetike sëbashku me pasojat e luftës në Ukrainë

410
0

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një video të publikuar në facebook shprehet se sistemi shëndetësor u përball me peshën e pandemisë së COVID, dhe se falë angazhimit dhe vetëmohimit të stafit kjo sfidë u arrit të përballohej. Gjithashtu Rama është ndalur edhe tek kriza energjetike si pasojë e luftës në Ukrainë, për të cilën thekson se edhe kësaj krize do t’i bëhet ballë . Kujtojmë se pasditen e  së mërkurës mijëra qytetarë dolën në shesh kundër rritjes së çmimeve, ndërsa kanë paralajmëruar që protestat do të vijojnë deri sa të marrin një reagim nga institucionet përkatëse.

Statusi:

MIRË MËNGJES 😊

dhe më këtë video që tregon se si falë vetëmohimit të stafeve mjekësore e investimeve domethënëse, sistemi ynë shëndetësor e mbajti peshën e një tragjedie si pandemia që vjen një herë në 100 vjet, si edhe me bindjen se me të njëjtin vullnet e durim, do të mund t’i përballojmë edhe krizën energjitike bashkë me pasojat e luftës së egër në Ukrainë, ju uroj një ditë të mbarë