Rama nuk ndalet, publikon mesazhin e një tjetër aktore: Të vihet një...

Rama nuk ndalet, publikon mesazhin e një tjetër aktore: Të vihet një gur sot që mua të më përfaqësojë në 2220, jam për një teatër të ri!

370
0

Kryeministri Edi Rama nuk ndalet duke publikuar mesazhet e aktorëve lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.

 

Këtë herë, Rama ka sjellë në vëmendje mesazhin e aktores së njohur Ema Andrea.

 

‘Unë do doja t’i përkisja sot, si Ema, brezit që po ndërton të ardhmen, pra të vihet një gur sot që mua të më përfaqësojë në 2220. Më pëlqen arkitektura e re, më pëlqejnë sfidat kontemporane. Jam për një teatër të ri, për më tepër kur thuhet se ka këto kushte, por tani meqë janë këto kushte dhe ne i dimë dhe po i themi hapur të gjitha kushtet, kush e mban përgjegjësinë’, thuhet në mesazhin e Ema Andreas.

 

Postimi i plotë i Ramës:

 

Ja sa qartë dhe bukur shprehet dhe Ema Andrea, një ndër emrat më të spikatur të skenës, në mbështetje të ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar

 

EMA ANDREA:

 

Unë do doja t’i përkisja sot, si Ema, brezit që po ndërton të ardhmen, pra të vihet një gur sot që mua të më përfaqësojë në 2220. Më pëlqen arkitektura e re, më pëlqejnë sfidat kontemporane. Jam për një teatër të ri, për më tepër kur thuhet se ka këto kushte, por tani meqë janë këto kushte dhe ne i dimë dhe po i themi hapur të gjitha kushtet, kush e mban përgjegjësinë’,