Rama nga Lini: Shikojini shtëpitë si burim të ardhurash

Rama nga Lini: Shikojini shtëpitë si burim të ardhurash

349
0

Në kuadrin e programit “100 fshatrat”, kryeministri Rama ishte pasditen e së shtunës në fshatin Lin të Pogradecit. Aty ai vizitoi një bujtinë të re të ngritur nga një banor i fshatit. Duke marrë shkasë nga ky investim, Rama i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të investojnë në agroturizëm si dhe ti shohin shtëpitë e tyre si potencial për të qenë burim të ardhurash.

 

“Qeveria iu vjen në ndihmë këtyre familjeve që duan të investojnë në agroturizëm duke iu dhënë para në formën e granteve. Pasi kemi iniciuar këtë program për mbështetjen e agroturizmit, kemi dhe një fond të konsiderueshëm nga BE.  Do t’i nxisja të gjithë të bëjnë përpjekjen e tyre dhe aplikimet. Është diçka që bëhet me bashkëpunimin e agjencisë dhe një lloj mbështetje teknike. Faktikisht një aset i fjetur siç është shtëpia si në rastin ku përdoret vetëm për t’u strehuar kthehet në burim të ardhurash. Nëse ky fshat kthehet në rezort turistik ku çdo pronar shtëpie merr fitimin do fillojnë të rriten edhe çmimet ekzistuese. Unë u habita ku i dëgjova çmimet se janë goxha. në aspektin e nismës individuale do merrni mbështetjen e qeverisë.”, u shpreh Edi Rama.

 

Gjithashtu Rama premtoi se zona e Linit dhe Pogradeci do t’i nënshtrohen disa ndërhyrjeve për të shtuar numrin e turistëve. Sipas tij, pavarësisht dëmtimeve në vitet e tranzicionit, Pogradeci ka ende një potencial shumë të madh turistik.