Rama: Nesër shpërndahen 9500 pagat e para, zgjerojmë me 90 minuta orarin...

Rama: Nesër shpërndahen 9500 pagat e para, zgjerojmë me 90 minuta orarin e lëvizjes. Burg për ata që hapin lokalet e marrin të moshuar në makinë (MASAT)

461
0

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një komunikim live me ndjekësit e tij ka folur lidhur me masat e reja që janë marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend. Rama ka njoftuar se të gjithë ata që do të marrin pensionistë në makinë për t’i nxjerrë nga shtëpia do të përfundojnë në burg, masës me heqje lirie do t’i shtohen të gjithë ata që hapin lokalet për klientët.

 

Ndërkohë si lehtësim, Rama tha se do të shtohen shtojmë 90 minuta kohë për të bërë pazaret, dhe do të shqyrtohet mundësia e lëvizjes për mjetet private, pasi për taksitë dhe transportin publik ende nuk është menduar asnjë lëshim. Nga sot, orari i ri i lëvizjes së lejuar për punë dhe pazare është 05:00 deri në 13:00.

 

Kreu i qeverisë foli edhe për shqiptarët që kanë mbetur të bllokuar në tokë neutrale në kufirin greko-shqiptar. Rama tha se në Kakavijë nuk ka mbetur më asnjë, ndërsa në Kapshticë, presin 19 rezidentë në Greqi që duan të shohin familjarët e tyre. Kreu i qeverisë pohoi se rezidentët në Shqipëri do të lejohen të futen por do të mbyllen për 14 ditë në hotel, dhe do të paguajnë vetë për kostot e tyre.

 

 

Ndërsa për rezidentët në Greqi nuk ka lëshime. Fajin për të gjithë situatën e krijuar në vend, Rama ia adresoi paraardhësit të tij, Sali Berishës, të cilin e akuzoi se donte që të shkatërronte Shqipërinë.

 

Nuk munguan as deklaratat politike në drejtim të opozitës. Sërish kryesocialisti ngulmoi se nuk do të bëhen teste masive, pa i kërkuar ekspertët e fushës. Më tej, numri një i maxhorancës u tha edhe njëherë se për çdo informacion që do të kërkonin lidhur me situatën në vend, qeveria do t’u jepte informacion dhe sqarime, duke përmendur akuzat për numrin e tamponëve dhe tenderin për Rezervat e Shtetit.

 

Sa i përket pagave të luftës, Rama konfirmoi se është dhënë “ok” për 9500 të parat që mund të tërhiqen që nesër, ndërsa gjithsej do të shpërndahen mbi 64 mijë të tilla. Si lajm të mirë, Rama ka pohuar se qeveria po mendon edhe për një lehtësim masash, por kjo do të varet tërësisht nga qytetarët duke përmendur si shembuj negativë, mosrespektimin e masave në Shkodër dhe në tregun e Kombinatit.

 

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje të gjithë komentuesve që e kanë pyetur lidhur me problematikat që kanë hasur gjatë situatës në vend.  “Ne katolikët për pashkët do na tolerosh? Do të shikojmë dinamikën. Do ta shtrijmë fashën e lëvizjes për 90 minuta dhe bësoj që është e mjaftueshme. Qiramarrësit nuk do paguajnë deri në maj dhe do të paguajnë pak nga pak. Ata që pretendojnë se qeranë kanë të vetmen të ardhur. Kushtet kur nuk ka të ardhur tjetër, ne do t’u mbështesim. Ju lutem aplikoni tek faqja e tatimeve. Të gjithë ata që kanë probleme me banka, tek Drejtoria e Tatimeve bëni ankesën rast për rast. Ka edhe nga ato që bëjnë… Ju na tregoni rastin dhe na lini të merremi me bankat. Për taksitë nuk ka asnjë masë toleruese për momentin. Pensionistët për momentin nuk do të dalin. E fundit që kam është për të prekurit nga tërmeti, brenda javës fillon punë për strukturën në Thumanë. 46 shkolla janë bërë gati dokumentat. Do rindërtohen së shpejti.”- u shpreh ai.