Rama: Motra dhe vëllezër më jepni mua mandatin e tretë, jo Saliut...

Rama: Motra dhe vëllezër më jepni mua mandatin e tretë, jo Saliut të pestin, e di që do çuditeni por sot kam vendosur të flas për…

45
0

Teksa na ndajnë më pak se një muaj nga nisja zyrtare e fushatës elektorale, Edi Rama ka nisur atë që di të bëjë mirë në këto 8 vite të qeverisjes, të cilat këmbëngul se janë 7, shfaqjen ”one man shoë”, ku i vetëm kërkon të bindë shqiptarët që ta votojnë në zgjedhjet e Prillit. Rama ka vendosur që në nisje të kësaj forme të re komunikimi, të flasë për Reformën në Drejtësi, që sipas tij ka qenë kryefjala e këtij mandati qeverisës, dhe në rast se PS nuk do të betohet për një mandat të tretë do të mbesë përgjysmë.

 

Pjesë nga fjala e Ramës:

 

Të gjithë ju motra dhe vëllezër që diskutoni për zgjedhjen që duhet të bëni, a duhet të më jepni mua dhe PS-së një mandat të tretë apo të zgjidhni në drejtimin e vendit ata që kanë qënë me vite aty. Ky që vjen është i treti për mua, dhe i pesti për Salin dhe Ilir Metën, me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, gjithnjë me të njëjtin avaz, sa herë që fitojnë ata, Shqipëria humbet.

 

Më besoni që Shqipëria që është sot, nuk është ajo që unë dua, dhe ndaj ju kërkoj dhe mandatin e tretë. Nëse do të isha i kënaqur, do të ndalesha këtu, progresi që kemi bërë deri këtu nuk mjafton, progresi në shëndetësi, në siguri, në arsim, ky progres mjafton vetëm për një gjë, garancinë që ne e dimë se ku duam të arrijmë, dhe garancinë se ne e dimë të arrijmë aty ku duan.

 

E di që ka akoma shumë halle për tu adresuar, por dua që të gjithë së bashku të jemi të bindur si për dritën e mëngjesit, e ardhmja që duam nuk ndërtohet me receta çudibërëse, por ndërtohet me punë të palodhur për Shqipërisë. Në vigjilje të kësaj fushate, zgjodha të parën temë, që është kryesorja, që ka kaluar në plan të dytë në bisedat tuaja, por mbase do çuditeni, kjo temë nuk është as vetë ekonomia, kjo temë është drejtësia.

 

Më dëgjoni me vëmendje këtë që po përpiqem t’iu them sot, këto zgjedhje lidhen në radhë të parë më fatin e drejtësisë në vendin tonë për një kohë të gjatë pas 25 Prillit, ndoshta për më shumë se një dekadë të tërë.

 

E di mirë që jeni lodhur duke pritur me dekada drejtësinë që ju meritoni dhe që në duam për Shqipërinë, për çdo qytetar të këtij vendi, që unë dua në radhë të parë për fëmijët tanë, jeni lodhur me ndjenjën e pandëshkueshmërisë, për ata që ju mendoni se nuk meritojnë vend tjetër veç bankës së të akuzuarve, për zullumet që bëjnë sot e gjithë ditën, dhe flasin nga maja të ndryshme, ku mendojnë se janë të paprekshëm.

 

Por kjo ndjenjë është këshilltari më i keq për të arritur drejtësinë, madje është vetë armiku numër një i të nesërmes së sigurt të drejtësisë. Sepse kjo lodhje kjo pakënaqësi mund tju coj në drejtimin e gabuar në 25 Prill. Një sistem drejtësie nga llumi i atyre që e morën mëqafë për vite me radhë.

 

Nuk është një punë që bëhet shpejt, madje kërkon kohë dhe do shumë më shumë. Këtë mund ta niste dhe ta bitiste vetëm një forcë politike në këtë vend PS. Mos e vini në dyshim këtë, mos u gënjeni nga zhgënjimi i drejtësisë për tërë këto vite duke ngritur duart lart.

loading...