Rama lajmëron lehtësimin e masave brenda 15 prillit dhe zgjerim të paketës...

Rama lajmëron lehtësimin e masave brenda 15 prillit dhe zgjerim të paketës financiare: Do i drejtohemi parlamentit për ndryshime në Kodin Penal dhe Rrugor, burg për shkelësit

494
0

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka lajëmruar ndryshime në Kodin Penal dhe Rrugor të Republikës së Shqipërisë, gjatë kohës që vendi është izoluar për shkak të Covid-19 dhe se po përgatitet t’i drejtohet Parlamentit, për këtë gjë. Në një status në profilin e tij në Facebook, kryeministri shkruan se heqja e lejes së drejtimit të automjetit për disa vjet, e po ashtu heqja e lirisë, për disa apo shumë vite sipas shkallës së shkeljes, do të kthehen në norma bindëse për të siguruar fitoren e luftës.

 

Rama shton më tej se brenda datës 15 prill do të ketë masa lehtësuese për mënyrën e lëvizjes në vazhdim, ndërkohë që shton se brendat të njëjtin afat, pritet edhe zgjerimi i paketës financiare. Kryeministri shkruan se për të gjitha këto veprime po përgatit

 

” Masat e reja shtrënguese, për të cilat po përgatitemi t’i drejtohemi parlamentit për ndryshime në kodin penal & rrugor të republikës së shqipërisë, në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe specifikisht epidemisë, nga njëra anë do të mbrojnë popullin nga të pabindurit deri në fund të kësaj lufte, nga ana tjetër do të garantojnë lehtësimet e nevojshme në vazhdim, duke siguruar shëndetin e çdo qytetari

 

Heqja e lejes së drejtimit të automjetit për disa vjet, e po ashtu heqja e lirisë, për disa apo shumë vite sipas shkallës së shkeljes, do të kthehen në norma bindëse për të siguruar fitoren e luftës pa rrezikuar arritjet e derisotme dhe rrugën e rimëkëmbjes ekonomike pa cënuar shëndetin e askujt. Brenda 15 prillit do të kemi paketën e zgjeruar financiare dhe gatishmërinë për miratimin e masave. Lehtësuese në qeveri, si edhe të masave të reja penale në kuvendin e shqipërisë,“- shkruan kryeministri.

 

 

 

Prej më shumë se tre javësh, Shqipëria ndodhet në izolim total për shkak të situatës së krjuar nga Covid-19 në vend. Lëvizjet për pazare dhe nevoja të përditshme janë kufizuar në daljen e një personi të vetëm për çdo familje, me lejen përkatëse. Përsa i përket paketës financiare, kryeministri ka premtuar pagën e deklaruar për të gjithë ata që kanë humbur punën për shkak të koronavirusit.