Rama iu shtrëngon rripin drejtuesve politikë në qarqe: Dua 74 mandate në...

Rama iu shtrëngon rripin drejtuesve politikë në qarqe: Dua 74 mandate në zgjedhje!

345
0

Porosi të qarta dhe po ashtu objektiva të qarta. Këto kanë qënë direktivat e kryetarit të PS-së, Edi Rama për drejtuesit politikë në qarqe, me të cilët zhvilloi sot për tre orë një mbledhje në selinë rozë. Kryeministri Rama ka kërkuar që në zgjedhjet parlamentare të 2021 të arrihen 74 mandate nga PS, pra fitorja e një mandati të tretë qeverisës. “Në zgjedhje synojmë të marrim 74 mandate. Nga nesër nis riformatimi i FRESSH dhe më pas Forumi i gruas”,- ka thënë Rama në mbledhje.

 

Rama po ashtu ju ka kërkuar drejtuesve të qarqeve një raport te detajuar deri javën e ardhshme për problemet e qarkut përkatës: probleme në qeverisje, drejtori rajonale, si dhe me partinë, siç raporton për “BalkanWeb” gazetari Ergys Gjencaj.