Rama inspekton nga mbikalimi truallin e spitali rajonal, banorët e Fierit nuk...

Rama inspekton nga mbikalimi truallin e spitali rajonal, banorët e Fierit nuk e lëshojnë tokën e tyre, grumbullohen në protestë përballë kryeministrit

357
0

Kryeministri  Rama ka mbërritur në vendin ku pritet të ndërtohet spitali rajonal i Fierit.

Forcat e policisë nuk lejojnë praninë mediave në vendin ku ndodhet kryeministri, ndërkohë që fermerët kanë zgjedhur të mbllidhen diku më larg mbikalimit nga ku kryeministri me stafin po inspekton truallin ku pritet të ndërtohet spitali.

Fermerët ndodhen në tokën e tyre që prej mëngjesit të sotëm dhe kundërshtojnë çmimin referencial të vendosur nga qeveria për blerjen e saj.