Kryeministri Edi Rama ishte sot në Patos, ku ka vizituar nga afër ambientet e shkollës së mesme “Zhani Ciko”.
Gjatë kësaj vizite, Rama është shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj, deputetja e zonës Antoneta Dhima dhe prefekti i Fierit Xhevit Bushaj.
Në fund të vizitës, bashkë me mësuesit ata kanë bërë një foto. Por, mbrapa tyre një djalë ka bërë një gjest jo të pëlqyeshëm. Ai ka ngritur gishtat e mesit. /GazetaExpress/