Apple paralajmëron fshesë në App Store

Apple paralajmëron fshesë në App Store

341
0

appstore_1472761138-1097640

Apple ka lajmëruar se do të ketë disa ndryshime të reja përsa i përket App Store.

Në qoftë se një aplikacion nuk punon ose është i pa përditësuar, atëherë ai do të fshihet nga lista e programeve që Apple ofron për iPhone dhe iPad.

“Ne po zbatojmë një proces për vlerësimin e programeve, ku ata që nuk funksionojnë më, nuk ndjekin udhëzimet aktuale ose janë të papërditësuar, do të hiqen nga App Store,” shkruan Apple.

App Store numëron 130 miliardë shkarkime gjithsej që në vitin 2008, kur u lançua për herë të parë dhe përmban aktualisht miliona aplikacione. Por shumica e tyre nuk punojnë ose nuk janë shkarkuar asnjëherë. Disa të tjerë janë ndërtuar për versione të mëparshme të iOS dhe nuk janë përditësuar. Prandaj edhe Apple ka vendosur të mbajë vetëm ato programe që janë funksionalë, transmeton krokodili.

Fshirja e tyre do të fillojë që me 7 Shtator dhe duke filluar që atëherë emri i aplikacioneve që kërkohen në App Store nuk mund të jetë më i madh se 50 karaktere.