Rama: Faleminderit të gjithë demokratëve që refuzuan ftesën për babalepartin

Rama: Faleminderit të gjithë demokratëve që refuzuan ftesën për babalepartin

343
0

Reagon për herë të parë kryeministri Edi Rama për protestën e opozitës. E ka nisur me një falenderim për demokratët reagimin e tij Rama. “Faleminderit të gjithë atyre demokratëve, të cilët nuk duan ta shohin me sy qeverinë, po e refuzuan ftesën për të marrë pjesë në babaleprotestën sa qesharake, aq edhe të pabesë ndaj çdo shqiptari e shqiptareje, që nuk pranon të dëmtojë Shqipërinë për babalepartin”, shprehet Rama. Sakaq, protesta e sotme e opozitës e cila u shoqërua me tensione ka përfunduar.