Rama e pranon para të gjithëve: Unë ia nxij jetën Lali Erit,...

Rama e pranon para të gjithëve: Unë ia nxij jetën Lali Erit, po me kë ta ndërroj?! Patronazhistët ndjekin lekun që lëviz me makinat e Lulit

431
0

Gjatë komunikimit me mbështetësit në njësinë 5, Edi Rama tha se vetë ai nuk është i kënaqur me shumë prej punëve që nuk janë përfunduar në vend, por pandemia dhe tërmeti kanë vonuar përmbushjen e premtimeve.

Teksa iu referuar Tiranës, Rama tha se ai ia nxin jetën kryetarit të Bashkisë, mirëpo askush tjetër nuk mund ta bëjë aq mirë punën sa ai. Rama foli dhe për patronazhistët , që sipas tij ndjekin dhe karvanin e makinave të Lulzim Bashës, ku qarkullon lekë i madh.

“Të gjuash te 9-ta është halli i madh shumë, të gjuash në ajër, dhe plumbi të vijë rikoshetë, të kapi ndonjë qafë dhe të uli kokën poshtë. Se leku i madh ka dalë rrugëve, iu them atyre që leku do shkojë brenda makinave të karvanit, se ato makinat patronazhistët i ndjekin, dhe këtu Iliri ka të drejtë!

Ilir patronazhistët e dinë se kush është në autokolonën e lulit, e dinë se të kujt janë ato makinat e shtrenjta, që xhirojnë goma, që nxjerrin tym, aty brenda është karvani i Shqipërisë së vjetër, është karvani i Shqipërisë së bingove që i mori në qafë fëmijët dhe familjet e varfëra e ndau prindër nga njëri tjetri.

Aty te ai karvani janë prokurorët dhe gjyqtarët që janë flakur tej nga Vetingu, janë shefat e policisë që kanë flakur tej aksionet e policisë. Ka pakënaqësi në Tiranë, jam unë i pari, që i nxij jetën çdo ditë kryetarit të Bashkisë, po me kë ta ndërroj unë Lali Erin. Me Aldo Bumçin, në fakt Aldo është më i mirë se zgjohet në mëngjes nga frika se mos e merr në telefon shefi?”, tha Rama gjatë fjalës së tij në Tiranë.