Rama e cilësoi si “një lider pa pikë karakteri”/ Përgjigjet Basha: Ai...

Rama e cilësoi si “një lider pa pikë karakteri”/ Përgjigjet Basha: Ai është pengu i dhunës kriminale, sa herë kapet ngushtë…

354
0

Kreu i PD-së Lulzim Basha iu përgjigj gjatë bashkëbisedimit të sotëm me gazetarët kryeministrit Edi Rama, që në një dalje të mëhershme për mediat e cilësoi si një lider “pa pikë karakteri”.

Basha tha se Rama është pengu i dhunës kriminale, që sa herë kapet ngushtë prek çështjen e “21 janarit”. Kryeopozitari u shpreh se Rama nuk tregon të vërtetën e plotë për “21 janarin” që anëtarin e grupit të zjarrit e bëri kryetar të PS në Mat.

 

“Rama është pengu i dhunës kriminale, ai është njeriu i dhunës me gjuhën e tij, me urrejtjen dhe përçmimin me te cilin i trajton njerëzit. Ai është personifikimi i dhunës. Është pengu i oligarkëve që i nxori me gaz familjet në fundin e bulevardin. Apo arrestimin e grave te Unaza e Re! Apo rrahjen brutale të artistëve. Apo dhunën e këtyre ditëve të të miturave. Të cilëve u shkatërroi shpresën. Ky është brezi që ka dalë në rrugë dhe thotë: ‘mjaft më!’. Jo vetëm distancohem, por e kam dënuar dhunën e Edi Ramës. Jo vetëm jam distancuar por kam kërkuar edhe zyrtarisht hetimin e dhunës së Edi Ramës dhe Ardi Veliut dhe një grupi horrash që bëjnë më turp një pjesë të Policisë së Shtetit. Nga pengu i krimit dhe oligarkisë nuk pres dhe kërkoj moral. Ai është anti-morali, e keqja që do largojmë më 25 prill”.

 

I pyetur mbi 21 janarin Basha u shpreh: “Të gjitha instutcionet ndërkombëtare treguan se Policia e Shtetit në 21 janar iu nënshtrua dhunës. Në kushtet e thyrjes së perimetrit Garda veproi. Sa herë Edi Rama kapet ngushtë kap 21 janarin. Nuk tregon që atë që ishte në grupin e zjarrit e bëri kryetar të PS të Matit. E promovoi anëtarin e grupit të zjarrit, kryetar të PS, drejtor të OSHEE një nga njerëzit që sot terrorizon Matin. Një njeri me precedent penal që kurrë s’duhet të ishte kandiuar për atë detyrë”.