Rama: Deri në 18 maj do jemi mbi 90% të liruar nga...

Rama: Deri në 18 maj do jemi mbi 90% të liruar nga masat shtrënguese

429
0

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen “live” me Komitetin e Ekspertëve ka deklaruar se plani për Shqipërinë është që deri në 18 maj të jemi mbi 90% të liruar nga masat ndaj COVID-19/ Problemi i vetëm për kryeministrin mbetet transporti publik, për të cilin po punohet për një formulë që të mos rrezikohet përhapja e koronavirusit. “Plani është i qartë, deri në 18 do jemi 90 e kusur % të liruar. Shqetësim mbetet transporti publik me autobuz apo furgona. Po përpiqemi të gjejmë një formulë që të funksionojë. Do jemi tërësisht të ekspozuar, prandaj duhet të kemi intensitet më të madh në sensibilizim”‘, tha Rama. Ndërkohë Silva Bino nga ISHp ka thënë se është trefishuar numri i testimeve të reja, por kanë angazhuar edhe mjekët e familjeve për të gjetur rastet aktive, pasi numri i tyre po zvogëlohet.