Rama: Basha ka gënjyer edhe për këshilltarin e Merkelit, nuk e njeh...

Rama: Basha ka gënjyer edhe për këshilltarin e Merkelit, nuk e njeh njeri. Reagon Henze

342
0

Kryeministri Edi Rama tha dje se kryetari i opozitës, ka gënjyer me të ashtuquajturin  këshilltarin e CDU-së,  Martin Hemcen.

“O Artist po ç’bëhet kështu o vëlla, po edhe për atë “kryekëshilltarin e Merkelit” paske gënjyer mor burrë!  Për atë Martin Hemcen e kam llafin që CDU thotë tani s’e njohim fare(!), kurse ti na pate thënë se ai bëri programin bombastik ekonomik të PD me porosi direkt nga Merkeli!

Por Henze i kthehet me nota të ashpra kryeministrit duke thënë se ato media që kanë publikuar lajmin se nuk është këshilltar i Merkel, duhet të merren me ato çfarë ka publikuar gazetari i Bild, Peter Tiede, ndërsa shton se qeveria e Ramës është mafia.

Z. Rama, ata duhet të merren më tepër me publikimet e shërbimit të tyre sekret, ashtu siç tha kolegu i gazetës Bild, “mafia nuk e heton vetë, qeveria e Ramës është mafia”, shkruan Henze duke e mbyllur postimin me një pyetje referuar e audio-përgjimeve për dosjen 184 në Dibër: “A janë manipuluar zgjedhjet atje? A ka gisht krimi i organizuar në to?”-  reagon Henze.