Raketa SpaceX Falcon është nisur nga qendra e hapësirës ”Kennedy” në Florida së bashku me 24 satelitë të vegjël kërkimorë.
Ishte udhëtimi i tretë për Falcon Heavy pa pilot.
Anija kozmike SpaceX testoi raketën për herë të parë në 2018, ndërsa e dyta u nis në muajin prill.
Përdorimi i Falcon Heavy është një nga pikat kryesore të saj, pasi kompanitë tregtare konkurrojnë për të dërguar pajisje, astronautë dhe turistët në hapësirë.
Një klient kyç i nisjes së të martës ishte Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Dy duzinat e satelitëve në bord shërbejnë për shumë qëllime, për motin, për klimën si edhe për të testuar llojet e teleskopëve të hapësirës.