“Rai 3” i përgjigjet Ramës: Konfirmojmë shifrat, policia shqiptare s’ka nxjerrë të...

“Rai 3” i përgjigjet Ramës: Konfirmojmë shifrat, policia shqiptare s’ka nxjerrë të dhëna

437
0

“Rai 3” i përgjigjet Ramës: Konfirmojmë shifrat, policia shqiptare s’ka nxjerrë të dhëna

Televizioni italian “Rai 3” i përgjigjet kryeministrit Edi Rama, i cili ditën e djeshme mohoi kronikën e këtij televizioni që fliste për rritje të kultivimit të kanabisit në vendin tonë me 1,200 përqind.

“Rai 3” thotë se i qëndron shifrave që ka nga burime kofidenciale, duke hedhur dyshime mbi policinë shqiptare për të cilën thotë se “numra që policia shqiptare i mohon, por ndryshe nga e kaluara nuk ka nxjerrë të dhëna zyrtare”.

“Folëm për BREXIT, por ka edhe nga ata që duan të hyjnë në Europë, Shqipëria. Por unioni i kërkon të bëjë hapa përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në udhëtimin tonë atje ne kemi folur për një rritje masive të plantacioneve të marijuanës, numra që policia shqiptare i mohon, por ndryshe nga e kaluara nuk ka nxjerrë të dhëna zyrtare. Ne, në bazë të burimeve tona, i konfirmojmë shifrat qe kemi nxjerrë”, thuhet në kronikën e Rai3.

Çfarë shkruante kryeministri Edi Rama dje:

Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12 fishimin e kultivimit te kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe çertifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!”, tha Rama në reagimin e parë dhe mbrëmjen e së enjtes nxori një deklaratë që sipas tij ishte bërë në një takim të zyrtarëve të ministrive të brendshme të të dyjave vendeve.

“Ja edhe e vërteta zyrtare për raportimin skandaloz të RAI3! Faleminderit autoriteteve të policisë italiane që na ndihmojn? përditë në afirmimin e fitores së përbashkët kundër kultivimit të kanabisit dhe në këtë rast na ndihmuan të fitojmë ndaj një gënjeshtre të madhe mediatike”, shkruante Rama.