Kyriakos Mitsotakis tashmë është kryeministri i ri i Greqisë. Edhe pse numërimi i kutive të votimit është drejt fundit, Mitsotakis dhe partia ‘Demokracia e Re’, deri tani kanë siguruar 158 deputetë në parlamentin grek, mjaftueshëm për të qeverisur vetëm pa koalicion me partitë e tjera. Sipas medias greke SKAI, Mitsotakis ka publikuar edhe emrat e mundshëm që do të përbëjnë kabinetin qeveritar.
Lista e parashikuar e kabinetit qeveritar:
Ministri i Zhvillimit: Adonis Georgiadis
Ministri i Energjisë: Kostis Hatzidakis
Ministri i Qeverisë Dixhitale: Kyriacos Pierakakis
Ministri i Rendit Publik dhe Migracionit: Michalis Chrysohoidis ose Angelos Syrigoos
Ministri i Financave: Christos Staikouras – Sekretari Shtetëror: Stelios Petsas
Sekretari i Shtetit për Marrëdhëniet Ekonomike: Giannis Kefalogiannis
Ministri i Brendshëm: Takis Theodorakos
Ministri i Turizmit: Olga Kefalogiannis
Ministri i Arsimit: Niki Kerameos Christos Tarantilis
Ministri i Punëve të Jashtme: Nikos Dendias ose Margaritis Schinas
Ministri i Mbrojtjes: Vasilis Kikilias ose Alkiviadis Stephanis
Ministri i Drejtësisë: Nikos Panagiotopulos
Ministri i Shëndetësisë: Kostas Tsiaras
Ministri i Transportit: Miltiadis Varvitsiotis ose Giannis Plakotakis
Ministri i Shëndetësisë: Kostas Tsiaras ose Vassilis Kontotsamanis
Kryetari i Dhomës: Kostas Tassoulas.