Puthja fatale/ Gazetarja tregon historinë: Si ish-miss Skrapari çoi drejt vdekjes të...

Puthja fatale/ Gazetarja tregon historinë: Si ish-miss Skrapari çoi drejt vdekjes të dashurin e saj, uli 2-3 centimetra xhamin e makinës, më pas e rrëmbyen

328
0

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të rënda mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ teksa po fliste për një ndër ngjarjet kriminale më të diskutuara në vendin tonë.

Lala tha se ish-miss Skrapari u detyrua nga banda që të bashkëpunonte për vrasjen e të dashurit të saj, Marsel Sotirit.

Gazetarja u shpreh se ish-missi kishte treguar për grupin hetimor të njëjtat detaje si Adriatik Coli, i penduari i drejtësisë. Më tej, shtoi se ish-missi kishte rrëfyer uljen e xhamit të mjetit, puthjen e më pas vrasjen e të dashurit.

‘Për vrasjen e Marsel Sotirit, ka qenë një vajzë e penduar, nuk po ia bëj publik emrin, ish-miss Skrapari, e cila tregonte të njëjtat detaje si Adriatik Coli. 2 të penduar për bandën. Ajo kishte krijuar një lidhje intime me Sotirin, ajo tha që banda më kërkoi që të ulja 2 ose 3 cm xhamin e makinës, kur e putha e ula’– ka thënë ajo, duke treguar më tej se ajo është mbajtur peng në bordin e një jahti.