Punët e mençura të kryetar Pjerinit

Punët e mençura të kryetar Pjerinit

438
0

Nga Bejdo Malo

 

“Cdo dite nga pak pune, por me dashuri te madhe.” Kjo eshte porosia e mencur ne cdo mbledhje mengjezi qe ben kryetari i Bashkise se Lezhes Pjerin Nderu  para se te shperndaje punjonjesit ne kater cepat e Bashkise. Kane ndryshuar katerciperisht gjerat ne keto nje vit  ne bashkine turistike te Lezhes. Kjo fale urtesise se Pjerin Ndreut. Sfiden duke lene mandatin e deputetit po e ploteson me se miri. Tani eshte zot ne krye te punve. Ai thote se “Shengjini si kurre me pare ! Asgjë nuk është pengesë për punonjësit e shërbimeve, sepse ne i kemi vënë vetes një qëllim ! Qe Shengjini te jete epiqendra e turizmit per shqipatret e Kosoves por edhe per ata qe vijne nga Shqiperia e mesme dhe ajo e jugut.” E ne krye te shtabit qe ka vendosur ne vendin e duhur cdo element te turizmit ne kete qytet eshte Pjerini ky burre qe i ze vend fjala dhe qe takon me dhjetra njerz ne dite.  Motua e detrave eshte, mirëmbajtje dhe kujdesje për cdo rruge qe te con ne Lezhe ne fshatrat e saj dhe ne Shengjin. Pastrimi i anësoreve te segmentit rrugor që të çon në bregdetin e Tales eshte aksioni me i fundit. Plazhi eshte i te gjitheve…dhe kjo eshte bere relaitet ne Kune.  Kryetar Pjerini thote se:

“Eshte detyra jone te sigurojme ambiente dinjitoze per pushuesit ashtu siç dhe e çdo qytetari te kontribuoje duke mos e ndotur  .

Shengjini po pret  me shume vizitore  sepse ne i kemi dhene pastertine ,rregullin , sigurine publike  dhe ju i zbatoni ato” Ne  Shengjin punihet  pa nderprere, edhe ne oret e vona te nates. Cilesia e turizmit eshte kryefjala qe degjon qe nga zyra e Pjerinit e deri ne skajin verior te Ranes se hedhun. Rruga per te Rana e Hedhun eshte ne proces permiresimi nga vete operatoret turistike plus me mbeshtetjen e Bashkise Lezhe. Pjerini e ka paresor partneritetin  Biznes-Bashki dhe produktet e para te ketij bashkepunimi  ne permresimin e infrastruktures ne zonal turistike  jane shume konkrete.  Aktiviteti me i fundit me ministrat Krasniqi te Kosoves dhe Blendi Klosi te Shqiperise ishte dhe nje tregues i jnteresimit te Qeverise Rama. Ne kete aktivutet prefektet  dhe Kryetaret e Bashkive bregdetare, me operatore turistike,  ishin te pranishem ne kete  promovimin e turizmit ne Kosove e Shqiperi.me plot gojen ishte nje eveniment  per te kapercyer pasojat psikologjike te pandemise.

Por kryetar Pjerini ka nje bashkepunim edhe me donacionet e huaja. “Me projektin e GIZ German dhe prezencen e Ministrit  te Turizmit Klosi,  para ca ditesh u  asistuane dhurimin e 300 koshave te mbeturinave me parametra bashkohore”. Shengjini ka dite qe esht ne rrugen e duhur per nje turizem cilesor. Infrastruktura e turizmit eshte ne lartesine e duhur. Nga  28 qendrat shëndetësore verore që janë hapur me shërbim mjekësor 24 orë nga Thethi në Ksamil, për t’ju ardhur në ndihmë pushuesve, me mjekë dhe infermierë të trajnuar edhe për gjendjen e epidemise ato te Lezhes jane ne gadishmeri te plote dhe te mirepajisura. Por jo vetem Shengjini….Përfundimi i rrugës që të çon në  zonën e mbrojtur të Lagunës Kune – Vain,u vu be qender te vemendjesdhe fale nje pune te vazhdueshme gjendja eshte shume e mire. Kryetar Pjerini thote: “punonjësit tanë u kujdesën kane dite qe po punojne për mirëmbajtjen dhe pastrimin e anësoreve të rrugës  së këtij segmenti”.

Bashkia Lezhë, për një turizëm sa më atraktiv, ka marrë inisiativen që gjatë sezonit turistik, të angazhojë artistë të rinjë që të performojnë në shetitorën e Shëngjinit gjatë mbrëmjes.

Një Lezhë që arti e bën akoma më të bukur.

Duke ju kthyer formimit te tij profesional kryetar Pjerini me Drejtorine e Policise Lezhe dhe operatoret turistik te Shengjinit dhe Tales, ka biseduar shtruar per disa masa per mbarevajtjen e sezonit. Pjerin Nderu eshte shquar per pergjigjet pikante qe i kthen Doktor Berishes. Me e fundit ajo e pake diteve me pare eshte : “Doktor Berisha, mblidh mendjen se une skam dhene asnje leje ndertimi per 9 muaj. Kerkoja atyre qe ke pase ti me pare se aty e gjen bashke me kete idiotin digital !”  Keto jane disa prej puneve qe mundem te evidentinim ne nje diskutim me kryetar Pjerinin. Ai fjalet i ka te pakta deren e zyres te hapur dhe pritjen dhe percjelljen me buzeqeshje.