“Punë e madhe, le të eliminohemi”, Getafe nuk pranon të luajë kundër...

“Punë e madhe, le të eliminohemi”, Getafe nuk pranon të luajë kundër Inter në Europa League

394
0

Më mirë të humbasim ndeshjen në tavolinë se sa të rrezikojmë duke shkuar në Milano”. E thënë me fjalë të pakta është kjo ideja e klubit të Getafe, që nuk pranon të udhëtojë për transfertën kundër Inter në Ligën e Europës. Kategorik presidenti i klubit spanjoll, Angel Torres, që ka konfirmuar vendimin në një intervistë për mediat iberike.

Nuk do të shkojmë në Milano për të luajtur kundër Inter. Mund të eliminohemi, do humbasim ndeshjen në tavolinë. Punë e madhe. Nuk dua të jem unë, ai që do të marrë përsipër rrezikun për të shkuar në një qytet ku risku për t’u infektuar është shumë i lartë”, ka thënë presidenti Getafe, që ka kërkuar nga UEFA të ndërhyjë për të gjetur një tjetër stadium. Kjo duket e pamundur pasi ndeshja luhet të enjten dhe nëse skuadra spanjolle nuk paraqitet, atëherë rrezikon sanksione përveç humbje në tavolinë.