Qeveria tha se i mbylli kufijtë/ Mbërrijnë nga Italia 380 shqiptarë në portin e Durrësit, një traget tjetër pritet të vijë, qytetarët të frikësuar

Mbërrijnë nga Italia 380 shqiptarë në portin e Durrësit. Po kështu një traget tjetër pritet të mbërrijë në orët në vijim. Një ditë më parë qeveria deklaroi se i kishte mbyllur kufijtë me Italinë.

Durrës- Ditën e sotme kanë mbërritur në portin e Durrësit 380 pasagjerë, edhe pse një ditë më para qeveria dha urdhër që të ndalohet transporti detar me Italinë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pritet të mbërrijë në këtë port edhe një traget tjetër,  i nisur nga Bari i Italisë.

Një ditë më parë, ministrja Belinda Balluku deklaroi se qytetarët nga Italia nuk do të lejohen të vijnë më as nga deti dhe as nga ajri, duke bllokuar kështu kufijtë hyrës. Ministrja nënvizoi se transporti i mallrave nuk do të preket.

Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 12. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë masash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkollat dhe universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

J.V/Dosja.al

 

 

 

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *