Publiku dhe skena janë jeta ime

Publiku dhe skena janë jeta ime

269
0

Nga Televizori Lura,ose Butrinti ashtu në bardh e zi,ti dhe unë  prisje Festivalin e Kēngēs dhe ju e prisnit atë dhe radhën e këngës, apo çfarë do të ketë veshur sot.Ti i brezit të saj apo ju të mëvonshmit të 60 -tës -70-tës apo mbas këtyre viteve u kënaqët kur prisnit Vitin e Ri me objektivat e arritura 100% në korrjen e grurit,apo në rendimentin më të arritur në ofiçina kullota apo në mobilizimin ushtarak.Nuk e dēgjova më! ju po ?!unë jo, sepse linda në një natë të ftohtë Janari.Aty rreth viteve 80-dhjetë.

Alida Hisku

Do ta dëgjoja më vonë kur u rrita,tek më fliste nëna,dhe gojëdhënat nga historia me fjalitë si në përralla.Na ishte njëherë dhe vazhdon të jetë,një zë dhe një njeri që vjen nga një epokë e  këngës ,një njeri që i mbizotrojë kohës,muzikës furtunave,deteve erërave dhe frikës , që e kyçën në kështjellën e historisë,por gjeti një të çarë midis hekurave të portës së madhe dhe fluturoj në hapsirë.Ti nuk e dëgjove më që nga Festivali i 20- të i 1982-shit me dhjetorin e ftohtē të atij Festivali “me këngën Flaka e Betimit”. E pamë të vogēl,në vitin 1969 në atë Festival Pioneri,me “Vjelësin e Portokalleve”me çmimin e artë dhe kështu një kalvar i gjatë kënge me trofe, e anketa Radio e Televizone.U vlerësua me çmime dhe punoj me kompozitorët më në  zë aso kohe,si Enver Shēngjergji, Josif Minga Kujtim Laro, Limoz Dizdari  Feim Ibrahimi Avni Mula etj ku në vitin 1970 u nderua me çmimin e talenteve tē reja me këngën ¨Agime Shqiptare¨ të Avni Mulës.Brezi i atyre Festivaleve,ku mbajtën të mbërthyer ata Shqiptarē që donin muzikën,brezi i pa lodhur i atyre stilolapsave kinez,apo atyre të orave me zogj,si pjesmarrës në festivale dhe përseri nuk e ndalen kēngēn,dhe hapin drejt publikut.

Nuk e dëgjuam më edhe pse e kërkonim,një zë që e mbyllën atë vit të 83-shit ku mungoj gjatë në tokën mëmë dhe në gëzimet tona,në televiziorët Lura e Butrinti dhomat e ndenjes,me mobiljet e fabrikës ¨Misto Mame¨, në radiot Iliria dhe në anketat muzikore.

Jeta vazhdoj normalisht Shqipëria u dogj u përvëlua,prefiksi ndryshoj nga tetë u bë nëntë ai zë këndoj në thellësinë e shpirtit në ¨Kasollen e Galigatit¨atë ¨Vajzën e Fshatit¨ apo ¨Njerëzit e Agimeve¨ ku preu zinxhirët e dorës dhe sipër një kamioni me mollë,ruhej nga dy ëngjëjt e saj,që sot janë bërë mbretërit e saj atje në Gjermaninë e ftohtë.

Shqipëria vazhdon të këndojë,ndoshta në njē modë pa shije, pa varg apo pa prefiks.Këndon me luks,me armani fallco apo origjinal këndon me like apo pa like,me 2K apo me 3M por sidoqoftë këndon në televizorë me ngjyra,ata plasmon,apo në kasetofonët me zë të lartë në Porche ,apo Range Roverat me xhama të zinj duke ngacmuar nëpër rrugë ato pak vajza që i kanë mbetur.Alida Hisku u përshat në jetën e saj europiane,por me një zë që dridhej,dhe që këndoj në heshtje për vite me radhë në botën e saj,në tavolinēn e saj,në heshtjen e saj ashtu e thjeshtë përtej galaktikës.U mblodhën ashtu tē gjithë bashkē,zbritën nga galaktika në tokën mëmë.E takova për herë të parë në 2020 në ¨Festën e Këngës Shqiptare¨ aty ku bota nuk dilte nga kafazi ata fluturuan dhe u panë të gjithë në sy dhe i besova gojëdhënave të kohërave ku ajo nuk  kishte ndryshuar në asgjë. I mblodhi geni artdashës i kulturës në rrugëtimin e tij prindëror,të kulturës muzikore dhe të djepit shqip,të këngës shqip që ruan me fanatizëm artin ,tekstin muzikën shqiptare.Shqiponjën e muzikës shqip. Kompozitori dhe Producenti Gjergj Leka.

Alida nuk nevojë për gostitje, apo apo për fjalë të bukura  ,por ka nevojë për ato duartrokitje të munguara,nga 83-shi e më tej.Njerëzit kanë nevojë për të,për amanetet e nënave,prindërve që nuk e shijuan deri në fund zërin e saj dhe kënaqësinë skenike të saj.Ka nevojë Shqipëria për zërin e saj.Festivalet për peshën e saj si artiste.Ky çmim që ju dedikua në ¨Festën e Këngës Shqiptare 4¨ nuk ishte thjesht një emblemë në sirtar,si kënga Hit por ishte një zë i fortë i saj,që ju dedikua me fjalët se “Ajo dhe ata akoma egzistojnë.

Ky çmim shprehet ajo ishte një çmim që  nuk më përket vetëm mua por të  gjithë  brezit tim të artistëve,që nuk  vlerësuam kurrë  anën  materiale, që asnjëherë nuk fituan përveç një stilolapsi apo ndonjë zbukurimi mural, por ne  vlerësuam gjithmonë këngën dhe publikun.Pra ky nuk është çmimi im se unë kisha këngën më të bukur , jo të gjitha  këngët ishin të bukura.Ky ishte çmimi i të gjithëve ne. Pra çmimi im është si simbol i gjithë atyre këngetarëve i atij brezi  që nuk fituan kurrë nëpër festivale.

Ajo egziston për Shqipërinë,kulturën e saj spektatorin dhe dëshirën e një kombi që befas fluturoj në hapsirë,për tē rënë përsëri në tokë,ku përtej saj të lindi një botë e re përsëri thellë në shpirtrat e fjalës dhe këngës artistike të një melodie Shqiptare.

Gazetar Alfred Meminaj

 

Shperndaje