Pse mungoi sot në ekran Rudina Magjistari? Përsëritet programi i dy javëve...

Pse mungoi sot në ekran Rudina Magjistari? Përsëritet programi i dy javëve më parë

1037
0

Dy javë më parë, pasditen e 21 shtatorit, programi “Rudina” kishte të ftuar në studio aktorin e njohur Erion Isai dhe poeten Adriatike Lami. Po sot, i njëjti program, me të njëjtët të ftuar, është shfaqur në Tv Klan. Menjëherë sapo është vënë re përsëritja e programit, në rrjet kanë nisur edhe reagimet dhe hamendësimet çfarë ka ndodhur me moderatoren dhe pse kjo përsëritje?

Vetë drejtuesja e programit nuk ka dhënë asnjë informacion për përsëritjen e ditës së sotme, por nuk përjashtohet mundësia edhe të jetë një program i rikthyer me kast.

 

 

Pasditja e ditës së shtunë, 21 shtator, ishte tronditëse për të gjithë banorët e Tiranës dhe Durrësit për shkak të tërmetit 5.8 ballë që goditi vendin, kështu që vëmendja e publikut mund të jetë larguar krejtësisht nga ekrani.

 

 

Vetë Rudina atë pasdite ishte afër Kepit të Rodonit, fare afër epiqendrës së tërmetit. Ndjenjën e frikshme që e pushtoi, moderatorja e ndau edhe me publikun nga programi i saj dy ditë më vonë.