Protestën e opozitës e organizojnë të rinjtë, ja pankartat ironizuese

Protestën e opozitës e organizojnë të rinjtë, ja pankartat ironizuese

416
0

Protestën e opozitës sot përballë Parlamentit e kanë organizuar të rinjtë e FRPD. Teksa brenda sallës janë betuar tre deputetët e rinj të Partisë Demokratike, jashtë ata kanë vendosur të protestojnë me anë të disa pankartave ironizuese. “Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepat, mbushni arkat, të pabrekë ju gjeti dreka, milionerë ju gjeti darka”, janë vargjet e Ali Asllanit që protestuesit kanë zgjedhur për t’i vënë në një pankartë të madhe. Gjithashtu ata kanë ironizuar me një hartë të Shqipërisë ku për çdo qytet është vënë nga një figurë e lartë e Partisë Socialiste, ndërsa nuk ka munguar edhe një stendë me mbishkrimin “Parlamenti i Krimit”.

Protesta e madhe e opozitës do të zhvillohet të shtunën e 13 prillit, ku kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar një pjesëmarrje masive nga strukturat dhe qytetarët.