Protestë në Devoll, kundër konstituimit të Këshillit Bashkiak, opozita e bashkuar: Nuk...

Protestë në Devoll, kundër konstituimit të Këshillit Bashkiak, opozita e bashkuar: Nuk njohim 30 qershorin

379
0

Opozita e bashkuar ka zhvillura nje protestë para bashkisë Devoll kundër konstituimi i Këshillit Bashkiak.

Nuk ka pasur zgjedhje më 30 qershor, nuk mund të ketë konstituim këshilli. Më 30 qershor është votuar për strukturat e rilindjes. Votimet e 30 qershorit nuk përfaqësojnë interesin qytetar, qytetarët nuk kishin alternativë. 30 qershori goditje e rënde për Edi Ramën. 85 % e shqiptarëve nuk morën pjesë refuzuan procesin farsë dhe monist të Edi Ramës.

Edi Rama me konstituimin e këshillave imagjinar kërkon të instalojë monizmin. Kërkon të thellojë korrupsionin dhe hajduterinë. 85 % e qytetarëve nuk përfaqësohen. Këshillat bashkiakë nuk mund të jenë për 15 % të rilindjes.

Kreu i bashkisë Devoll Bledion Nallbati është shprehur se nuk i njohim votimet e 30 qershorit dhe do të zbatojme dekretin e Presidentit Meta.

Ne protesten e Devollit, ishin te pranishem edhe ish-deputetet e PD, Hekuran Hoxhalli dhe Endri Hasa si dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari,