Protesta, qytetarët marrin masa për gazin lotsjellës

Protesta, qytetarët marrin masa për gazin lotsjellës

348
0

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët nga vetë kryetarja e LSI-së dhe ish-deputetë të kësaj force politike gazi lotsjellës nuk do të jetë më një problem për qytetarët që i janë bashkuar opozitës në protestë.

Që në nisje të protestës së paralajmëruar nga opozita disa demonstrues janë fotografuar me masën më të re kundër gazit të cilësuar si tejet helmues, i përdorur nga ana e Policisë së Shtetit.

Një ditë më parë ish-deputetja Floida Kërpaçi ndau edhe një video në faqen e saj të ‘Facebook’ , ku zbulonte edhe mënyrën sesi të rinjtë  e LRI-së zgjodhën të luftojnë masën e policisë, e cila rezultoi e dëmshme për protestuesit.