Protesta e opozitës, shkon në 60 numri i të shoqëruarve

Protesta e opozitës, shkon në 60 numri i të shoqëruarve

489
0

Janë shtuar protestuesit e opozitës që kanë parë dyert e policisë pas protestës së djeshme. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se numri i të shoqëruarve ka shkuar në 60 persona, paraditen e sotme, ndërsa nuk dihet ende sa prej tyre janë arrestuar.

 

Protesta e djeshme e opozitës, e nënta që nga shkurti pati përplasje mes policisë dhe protestuesve, ndërsa pati edhe të plagosur nga të dyja palët. Po kështu u dhunuan edhe gazetarë. Policia nuk ka dalë ende me njoftim zyrtar për numrin e personave të proceduar.

 

Po gjatë protestës së djeshme te Parlamenti iu vu zjarri edhe një makine të parkuar, si dhe u thyen xhamat e një biznesi aty pranë.