Doganieri zbulon anën tjetër të grabitjes në Rinas: Paratë u morën para...

Doganieri zbulon anën tjetër të grabitjes në Rinas: Paratë u morën para syve të…

560
0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot dëshminë e një personi që sipas tij është doganier. Në postimin e tij, Berisha shkruan se paratë janë rrëmbyer para syve të policisë dhe këta të fundit nuk kanë ndërhyrë. Për ish-kryeministrin policia në këtë rast “ishte pjesëmarrëse ne plaçkitje apo kishte pire hashash??”

 

Superskandaloze!!

Paratë u rrëmbyen para syve te narkopolicise por ajo nuk ndërhyri. Ishte pjesëmarrëse ne plaçkitje apo kishte pire hashash?? sb

 

Pershendetje

 

Jam një punonjës i doganave prandaj do doja qe mos te me nxirrej identiteti se dihet si funksionon vlla qe te heqin nga puna. Por për kuriozitet desha te te jap një te dhëne interesante se qe kur kane qene ba ato vjedhjet e mëdha është vendosur një rregull se sa ka eksport parash perveç securityse private shoqerohen gjithmone me nje furgon policie i cili rrin mu tek porta nga hyjne parate per ne pisten e avioneve.

 

Pra imagjino grabitesit kane qene as 20 metra larg veçse nga ana tjetër e ndërtesës nga kalojne parate për ne piste. Ketë fakt nuk e nxjerr asnjë media sepse është një skandal. Respekt